×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi në "Bluesky"

    Rohde i kërkon Kurtit që sa më shpejtë të formohet qeveria e re

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 14:35

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për takimin e djeshëm që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, të cilit ia ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për heqjen e masave kundër Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori gjerman i ka përmendur Kurtit edhe rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re.

    “Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde.

    Në takim, sipas njoftimit të ZKM-së ditën e djeshme, u bë e ditur se Kurti ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

    “Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit. Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre”, thuhej në njoftimin e ZKM-së.

    /Reporteri.net/

    Thanks for the productive meeting, Prime Minister! I once again emphasized Germany’s ongoing efforts to have the measures against Kosovo lifted as soon as possible. I also highlighted the importance of swiftly electing the Parliament's Speaker and forming the new government.

    [image or embed]

    — Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) April 10, 2025 at 1:54 PM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!