×
  • Lajme
  • Lajme / Përkrahje për Kosovën

    Rohde kritikon Serbinë: Shkeli marrëveshjen e Ohrit me veprimet në KiE

    Reporteri
    07 Mars 2025 | 22:29

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, duke e penguar Kosovën që të marrë statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës.

    Rohde ka deklaruar po ashtu edhe se Gjermania qëndron krah Kosovës, duke e mbështetur këtë të fundit për anëtarësim të plotë.

    “Bashkimi Evropian ka reaguar me forcë: Veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës që pengojnë përparimin e Kosovës shkelin Marrëveshjen e Ohrit 2023. 🇪🇺 Gjermania qëndron me Kosovën, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritat e saj”, ka shkruar ai.

    The EU has reacted firmly: Serbia’s actions in the Council of Europe obstructing Kosovo’s progress violate the 2023 Ohrid Agreement. 🇪🇺 Germany stands with Kosovo, supporting its CoE full membership aspiration and helping secure votes based on its own merits.
    🇩🇪🤝🏽🇽🇰

    www.evropaelire.org/a/be-serbia-…

    [image or embed]

    — Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) March 7, 2025 at 9:20 PM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!