×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Rohde për takimin e Osmanit me ambasadorë e NATO’s: Dëshmon përkushtimin e përbashkët për garantimin e sigurisë

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 18:39

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i kënaqur për takimin që presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorët e aleatëve në NATO dhe përfaqësues të vendeve të tjera që kontribuojnë me trupa të KFOR-it.

    “Ky takim i rëndësishëm nënvizon përkushtimin tonë të palëkundur dhe përkushtimin e përbashkët për të garantuar paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajonin përreth”, ka thënë Rohde në platformën “BlueSky”.

    Great to see 🇽🇰 President Osmani meeting with Allied Ambassadors to NATO and representatives of other KFOR troop-contributing nations.
    This important meeting underscores our steadfast commitment and shared dedication to ensuring peace and security in Kosovo and the surrounding region. 🛡️🇽🇰

    [image or embed]

    — Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) March 11, 2025 at 5:57 PM

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, po qëndron sot në Prishtinë, ku ka zhvilluar takime me krerët e institucioneve, nga presidentja Osmani, deri te kryeministri Albin Kurti, por edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani dhe me zyrtarë tjerë të lartë të NATO-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!