×
  • Lajme
  • Lajme / Dita e Çlirimit

    Rohde: Qëllimi i KFOR-it u përmbush, forcat e Millosheviqit ikën dhe vendi shpalli pavarësinë

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 10:29

    26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.

    Për këtë qëllim, vendi shpalli datën 12 qershor si Ditë të Paqes, që përket me ditën e çlirimit.

    Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkroi në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes Britanike/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson, i cili pati thënë: “Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”.

    “Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës”, tha Rohde.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!