×
  • Lajme
  • Lajme

    Roja e pyllit që u vra te Badovci ishte dëshmitar i Speciales, flet gruaja e tij

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 17:34

    Gati një muaj ka kaluar prej kur është gjetur i vdekur afër Liqenit të Badovcit, inspektori i pyllit, Nazmi Rrustemi. Vrasja e tij u tha se mund të kishte lidhje me profesionin që ky i fundit e ushtronte tash e sa vite. Në fakt, 63 vjeçari, siç mëson ekskluzivisht, Televizioni T7 ishte dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e ishte intervistuar tre muaj para se të gjendej i vdekur.


    Se kush qëndron prapa vrasjes së Nazmi Rrustemit, 63-vjeçarit nga Prishtina që u gjet i vdekur një muaj më parë afër Liqenit të Badovcit, ende nuk është zbuluar nga organet e drejtësisë në vend.

    Ishte bërë e ditur se dyshimet e para janë se Rrustemi mund të jetë vrarë për arsye që lidheshin me profesionin që tashmë i ndjeri e ushtronte që sa vite.

    Mirëpo, arsyeja po del të jetë krejt tjetër. Kështu të paktën po pohojnë familja e tij. Televizioni T7 merr vesh se i ndjeri kishte qenë dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Madje, tre muaj para se të gjendej i vdekur ai ishte intervistuar nga hetues të speciales në cilësinë e dëshmitarit.

    Këtë e ka konfirmuar për Televizionin T7, gruaja e të ndjerit, Elmaze Rrustemi.

    “Ka thanë më kanë thirrë në EULEX edhe u shku, kur erdhë i thashë çka u bo tha sen mirë është puna edhe kurgjo. Mbas mrami qytu në EULEX u kanë”, thotë gruaja e tij.

    Ajo madje ka thënë se i ndjeri që punonte si inspektor i pyjeve në komunën e Prishtinës kishte edhe më herët telashe. Vite më parë persona të panjohur ja kishin djegur veturën.

    “Kerrin ja kanë djegë para 3 vjete në oborr tashti e morrën krejt”, thotë Elmaze Rrustemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!