×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Royal Casino’ në Prizren sfidon shtetin, vazhdon aktivitetin si të ishte në Las Vegas

    Reporteri
    19 Dhjetor 2021 | 18:11

    Lojërat e fatit, megjithëse të ndaluara me ligj në vendin tonë, janë duke e vazhduar veprimtarinë e tyre, kryesisht në platforma online. Por ka edhe nga ato që funksionojnë jashtëligjshëm edhe në lokale.

    Një prej tyre është edhe ‘Royall Kasino’ në Prizren e cila pa e qarë fare kokën për shtetin, po organizon lojëra të fatit brenda një lokali në Prizren, shkruan Reporteri.net.

    Kjo kazino e promovon publikisht aktivitetin e saj në rrjetin social Instagram, dhe në videot që i shpërndan shihet se ka mjaft klientë që e frekuentojnë.

     

    Foto që dëshmojnë se si kjo kazino zhvillon aktivitetin e saj normalisht si të ishte në Las Vegas.

    Kujtojmë se vendimit për mbyllje të lojërave të fatit i kishin paraprirë disa vrasje që kishin ndodhur në kazino. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!