×
  • Lajme
  • Lajme

    Rozeta Hajdarit sot i vdiq babai, por Kurti thotë se ajo punoi sot për ta luftuar korrupsionin

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 17:55

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Tregitsë, Rozeta Hajdari, ka folur në konferencë për media për shkarkimet nga Bordi i ri i Ujësjellsit Rajonal “Prishtina”.


    Por gjatë kësaj konference, Kurti ka dhënë një lajm të hidhur ku ka treguar se sot i ka vdekur babai ministres Rozeta Hajdari, por se ajo përkundër kësaj ka marrë pjesë bashkë me të në konferencë, shkruan Reporteri.net.

    “Sot i ka vdekur babai ministres Rozeta Hajdari, por gjithë ditën ka punuar, sepse është e vendosur për luftimin e korrupsionit. Pas kësaj konference duhet të shkojë në Pejë që të përgatitë ceremoninë e varrimit të babait”, tha Kurti në konferencë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!