×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahen 5 femra mes vete në Prishtinë, shoqërohen në polici

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 14:43

    Janë shpeshtuar rastet kur femrat po rrahën mes vete.


    Një rast i tillë ka ndodhur sot në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Shpetim Robaj”.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë. Aktualisht palët e përfshira në rast 5 persona (femra), janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ahmeti ka bërë të ditur se edhe një rrahje ka ndodhur në qytetin e Obiliqit.

    “Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!