×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahen mes vete sirianët në Prishtinë, arrestohen nga Policia

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 22:49

    Një rrahje ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Prishtinë.


    Në rrahje janë përfshirë shtatë persona, ku dy prej tyre janë lënduar dhe dërguar në QKUK për mjekim.

    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.”

    “Pas informatës së pranuar për një rrahje në progres në mes të disa personave shtetas të huaj tek ‘Fontana’ te Rrethi i Komunës në Prishtinë, njësitet policore kanë shkuar në lokacion ku kanë hasur në dy personat e lënduar të cilët kanë vazhduar për tretman mjekësor në QKUK, kurse 5 persona të tjerë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të metejme”, thotë Hoxha për Reporteri.net.

    Burime të Reporteri.net mësojnë se në rrahje janë përfshirë disa sirianë.

    Ndërkaq Hoxha ka deklaruar se Policia është në proces të trajtimit/hetimit të rastit dhe pas përfundimit të procedurave do të bëhen të ditura shkaqet dhe motivet e incidentit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!