×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahet një polic në Gjakovë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 10:28

    Një person ka sulmuar një zyrtar policor pasi ishte duke i rezistuar arrestimit.


    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:20, në Gjakovë.

    Siç thuhet në raport, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

    “Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka sulmuar një zyrtar policor deri sa i njëjti ishte duke rezistuar arrestimit. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!