×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahim Pacolli arsyetohet që ia huqi për kualifikimin e Kosovës: Është njerëzore

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 11:04

    Kosova  mbrëmë pësoj disfatë ndaj Çekisë me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në “Euro 2020”.


    Ndonëse me rezultat dëshpërues, për djemtë e Kombëtares nuk ka munguar përkrahja e Konsullit të Nderit në Republikën e Shqipërisë, Rrahim Pacolli, shkruan Reporteri.net.

    Pacolli në një postim në Facebook, tregoi  se nuk ka lidhje aspak me sportin e futbollit.

    Duke u munduar të inkurajojë Dardanët, ai  ka bërë një gafë të madhe.

    “Tani mbetet të sigurojmë kualifikimin duke fituar ndaj Anglisë në shtëpi”, ka shkruar Pacolli duke mos ditur se Kosova nuk ka më gjasa për kualifikim nga grupi A në Euro 2020.

    Postimi i tij u shpërnda shumë në rrjetet sociale, mirëpo Pacolli ka qëndruar pas asaj që ka shkruar. Përpos që nuk e ka fshirë postimin, ai ka bërë edhe një shkrim tjetër duke u arsyetuar për gafën që kishte bërë.

    “Të përfshirë nga emocionet e ndeshjes dhe humbja e pësuar është normale edhe të ndodhin gabimet, diçka shumë njerëzore”, ka shkruar shkurt ai./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/rrahimpacolliofficial/posts/2412316792324432?__xts__%5B0%5D=68.ARC5aJtPQhEWas80NYubzlD2KwPOCa8yiCxXhPX6TYGFGRKODi3CsVuIyizo9eZu_LSK1C1h8lLx0lidKAiydEFDb2tOtlejFXF7fvsLxEGJnSU7pRJm2aNzdg2gw56508HTGXbVE8qJuMWKRpWJoSE-eisfAQwJ7XuKSB2WFAzFIADupKkBXg1GW_2HEUhF3W4O4666FtDHNYlLFtWvJkRx9dYV56mQcu-281F85yKZNKUikk0QFf8s3IgxcKxLtV6H1FaTk9ZxQOHSJN0Ytgpv_h-1hWowFkl6yl2n5NX0JW6_lIj76fJ4Ehj7D3JqzzZYOddrSrpQUbdk_vWjdmVQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!