Rrahim Pacolli tregon që nuk ka lidhje me futboll, ia huqë keq me këtë postim

Konsulli i Nderit në Republikën e Shqipërisë, Rrahim Pacolli, në një postim të tijin në Facebook ka treguar se nuk ka lidhje aspak me sportin e futbollit.

Pacolli duke u munduar të ngrejë lart moralin e Dardanëve ka bërë një gafë të madhe.

Pas humbjes së Kosovës kundër Çekisë, Pacolli ka bërë thirrje që të jemi krenarë dhe që sa më shpejt të bëhemi gati për të siguruar kualifikim ndaj Anglisë.

“Tani mbetet të sigurojmë kualifikimin duke fituar ndaj Anglisë në shtëpi”, ka shkruar Pacolli duke mos ditur se Kosova nuk ka më gjasa për kualifikim nga grupi A në Euro 2020.

Ndeshja me Anglinë do luhet vetëm për prestigj.

Kosova ka ende gjasa të kualifikohet vetëm nga Liga e Kombeve, ndeshjet vendimtare të së cilës do zhvillohen në mars.