Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Asociacioni i komunave të Kosovës po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të komunave në veri të vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Rrahimaj thotë se me 14 shtator të vitit 2023, kuvendet komunale të Komunave të Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë miratuar kërkesën për anëtarësim në AKK, e një ditë më pas edhe komuna e Zveçanit, por që për shtatë muaj Bordi i AKK-së nuk ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim.
Postimi i plotë:
Asociacioni i Komunave të Kosovës po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të komunave në veri të vendit.
Më datë 14 shtator 2023 kuvendet komunale të Komunave të Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë miratuar kërkesën për anëtarësim në AKK, ndërsa një ditë më pas, më datë 15 shtator Kuvendi Komunal i Zeveçanit gjithashtu votoi pro anëtarësimit në AKK.
Për shtatë muaj Bordi i AKK-së nuk ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim.
Sot në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve kemi paraqitur kërkesën tonë që të futet në rend dite shqyrtimi i anëtarësimit të komunave të veriut të vendit, por e njejta fillimisht u refuzua me debat injorues dhe më pas me votë të partive të vjetra u pumundësua të futet si pikë e rendit të ditës.