×
  • Lajme
  • Lajme / Rasti i 19 majit

    Rrahja mes familjarëve në Shtime, vdes njëri nga të lënduarit – arrestohet djali i viktimës

    Reporteri
    09 Qershor 2024 | 10:51
    Foto ilustrim

    Pas një mosmarrëveshje në familje, me datë 19 maj, një person, mashkull kishte pësuar lëndime trupore dhe deri tani kishte qenë për trajtim në QKUK, shkruan Reporteri.net.

    I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve, dhe ka vdekur në spital ditën e djeshme, ku trupi i pajetë është dërguar më pas për obduksion.

    Lidhur me rastin është arrestuar djali i tij.

    Njoftimi:

    LËNDIM I RËNDË TRUPOR ME PASOJË VDEKJEN

    Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!