×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu që u përfshi në rrahjen e sotme në LDK, familjar i Isa Mustafës

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 22:52

    Një përleshje ka ndodhur në Degën e III-të të LDK-së që njihet edhe si Dega e Presidentit Rugova.


    Në videon e siguruar nga Reporteri.net shihet se si personi Fatos Azemi nuk lejohet të hynë në zyrën ku po mbahej takimi.

    Ky i fundit pyetet nga zyrtari i LDK-së, Vigan Kastrati si e ka emrin ndërsa shtyhet edhe me dorë çka edhe konfrontohen mes vete.

    Reporteri.net mëson se Azemi është njeri i afërt me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Saktësisht gruan e Mustafës e ka hallë.

    Këtë e dëshmon një foto që ka publikuar edhe me gruan e Isa Mustafës dhe djalin e tij, Besnikun.

    Azemi nga fotot e publikuara në Facebook shihet se ka foto edhe me kreun Isa Mustafa si dhe me deputetin Lumir Abdixhiku me të cilin ka publikuar dhe foto nga zyrat e LDK-së.

    Nga profili i tij në Facebook kuptohet se Azemi punon në Ministrinë e Financave që në qeverisjen Mustafa është drejtuar nga Avdullah Hoti, por që nuk dihet nëse ka filluar punën në atë kohë apo më herët.

    Për të qetësuar situatën mes dy personave në fjalë ka ndërhyrë edhe policia.

    Kujtojmë se incidente të tilla kanë ndodhur edhe në Degët e Mitrovicës, Ferizajt, Vushtrrisë si dhe në nëndegë të Prishtinës.

    Ndryshe, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ndërsa ka folur së fundmi për rrahjet që po ndohin në Degët e LDK-së ka shprehur bindjen se në këto përleshje janë të përfshirë njerëz nga partitë tjera.

    “Ta dini vetëm edhe një gjë kryesitë e degëve dhe nëndegëve e dinë më së miri se kush është në LDK, kush janë anëtar të LDK, kush do të duhej të marr pjesë dhe është përgjegjësi e tyre t`i thërrasin njërëzit në Kuvende … ka dëshmi që ka pasur njerëz të partive të tjera”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    LDK përleshet edhe në nëndegën e Rugovës, ndërhyn Policia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!