Një rrahje ndodhi të dielën në qytetin e Gjakovës ku në rrugën “Hysni Dobruna” saktësisht në furrën “Parku i Lirisë”, u rrahën mes vete dy grupe.
Në videot e publikuara nga mediat shihet se si rrihen me grushte disa persona, të cilët nuk ndaleshin edhe përkundër ndërhyrjes së policisë.
Reporteri.net ka kontaktuar me drejtorin e Policisë rajonale të Gjakovës, Kristë Gjokaj, i cili ka thënë detaje për rrahjen në fjalë.
“Rrahja ka ndodhur mes 5 apo 6 personave. Ka qenë një sherr çasti, nuk ka pasur diç tjetër. Personat në fjalë janë të rrethit të Gjakovës”, ka deklaruar Gjokaj për Reporteri.net.
Kujtojmë se policia kishte arrestuar personat e dyshuar, por të njëjtit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.