×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja në Graçanicë, Policia jep detaje

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 9:21

    Të premten janë arrestuar dy persona shtetas të huaj, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vetë në trafik.


    Siç njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, thuhet se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

    Njëri është ndaluar për tretman nën përkujdesjen e policisë, ndërsa i dyshuari tjetër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,

    “Fsh. Preoc, Graqanicë 30.04.2021 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj shtetas të huaj, pasi që në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, njëri është ndaluar për tretman nën përkujdesjen e policisë, ndërsa i dyshuari tjetër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!