×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja në mes të policëve e qytetarëve – Policia e Ferizajt jep versionin e vet për ngjarjen

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 23:26

    Dy policë janë rrahur keq me dy qytetarë në qytetin e Ferizajt, saktësisht në rrugën Ahmet Kaqiku.


    Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

    Gashi sqaron se gjithçka filloi në momentin kur qytetarët janë ndaluar dhe kanë refuzuar që t’ia dorëzojnë letërnjoftimet njësiteve policore. E ndalja e tyre u bë për shkak se qytetarët nuk ishin duke i zbatuar masat parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar Covid-19.

    Megjithatë, policët kanë arritur ta vejnë situatën nën kontroll dhe e kanë zmbrapsur sulmin.

    Dy qytetarët janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor.

    Gjithashtu edhe policët kanë marrë trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 21:10 në rrugën Ahmet Kaqiku njësitet policore gjatë kryerjes së detyrave lidhur me planin operativ të Covid-19, kanë ndaluar dy qytetarë të cilët nuk i kanë zbatuar vendimet dhe masat parandaluese kundër pandemisë. Ata kanë refuzuar që të identifikohen me letërnjoftim dhe njëherit në mënyrë agresive I kanë sulmuar të dy policët. Policia e ka vu situatën nën kontroll duke e zmbrapsur sulmin. Personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor e ku më pas janë intervistuar. Policët kanë marrë trajtim mjekësor. Lidhur me këtë çështje do të merret prokurori i rastit”, ka konfirmuar Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!