×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rrahja nuk ka lidhje me politikë”, familjarët e të arrestuarve për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit kërkojnë lirimin e tyre

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 16:57

    Prindërit dhe anëtarët e familjeve të nxënësve të shkollës së mesme, të cilët ndodhen në paraburgim për pjesëmarrje në rrahjen e Nikolla Rashiq, djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, po kërkojnë lirimin e fëmijëve të tyre nga paraburgimi, teksa thonë se rrahja nuk lidhet me politikë.


    Një nga prindërit, Miki Markoviq, tha se ajo ishte një rrahje shkollore, e cila nuk duhej të kishte ndodhur, por ndodhi, duke shtuar se të gjithë nxënësit duhet të lirohen nga paraburgimi.

    “Është në interesin tonë që fëmijët të lirohen, sepse kanë ndodhur gjëra shumë më të këqija kur askush nuk është dërguar në paraburgim. Është turp që fëmijët janë në burg. Ne kërkojmë që të gjithë fëmijët të lirohen. Sepse ata bënë që gjithë publiku të shqetësohej nga një situatë e padëmshme. Të dy bashkëmoshatarët e tyre në shkollë dhe ne si prindër”, tha Markoviq.

    Ai theksoi se e gjithë situata u ngrit në një nivel më të lartë, edhe pse e gjithë çështja nuk ka asnjë lidhje me politikën.

    Vëllai i njërit prej të arrestuarve, Bojan Zhiviq thotë se vëllai i tij nuk ka marrë pjesë në përleshje, por thotë se ishte marrë në Polici si dëshmitar.

    “Vëllai im u thirr si dëshmitar në stacionin e policisë. Ata thanë se ishte një dëshmi, dhe pastaj ne u informuam se ai do të ndalohej për 48 orë. Askush nuk e di pse”, tha ai.

    Për shkak të përleshjes në Llapnasellë të Graçanicës, Gjykata Themelore shqiptoi masën e paraburgimin prej 30 ditësh ndaj shtatë të rinjve MR, .Z, LK, BZh, DN, MJ dhe DT, të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje.

    Reporteri.net ka publikuar ditë më parë videon nga momenti i sulmit që iu bë djalit të politikanit serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!