Një rrahje brutale mes disa personave ka ndodhur të premten afër shkollave të mesme në Gjilan.
Nga kjo rrahje ka mbetur i lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të përfshirë kanë qenë 6 persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se Sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës kanë pranuar një informate për një rrahje këtu në Gjilan. Të për fshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar tretman mjeksor, policia e Kosovës nga stacioni ipolicor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast , dhe të njejtit janë intevistuar në bazë të procedurav ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Hashani. /express
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e rrahjes:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.