×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje masive midis nxënësve në Gjilan, publikohen pamjet

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 14:46

    Një rrahje ka ndodhur mes disa nxënësve në oborrin e shkollës së mesme të mjekësisë në Gjilan.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur me datën 7 qershor, rreth orës 17:00.

    Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se katër nxënës janë intervistuar, derisa tre të tjerë janë në kërkim.

    “Ju njoftoj se në oborrin e shkollave të mesme është raportuar se ka ndodhur një rrahje mes disa personave nxënëse të shkollës së mesme të mjekësisë, policia e Kosovës i ka identifiku dhe intervistu katër të dyshimtë edhe tre të tjeër të njohur për policinë janë në kërkim , ndërsa rasti vazhdon të hetohet në kordinim me prokurorin e shtetit”, është shprehur Hashani.

    Pamjet janë publikuar nga Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!