×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje masive në Obiliq: 6 persona arrestohen, njëri prej tyre bëhet për spital

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 8:47

    Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona të dyshuar pasi për shkaqe ende të panjohura ishin përfshirë në një rrahje.


    Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Washington” të Obiliqit.

    Tutje, thuhet se si pasojë e rastit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK.

    “Nga të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz me tetë fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!