×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje masive në Prishtinë pas një aksidenti të trafikut, tre persona bëhen për spital

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 22:23

    Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.


    Pas aksidentit disa persona janë përfshirë në një rrahje.

    Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia, i cili tha se policia ka nisur një hetim lidhur me rastin.

    “Rreth orës 17:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit”.

    “Tre persona të lënduar janë dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!