×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje masive në stacionin e autobusëve në Drenas

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 9:52

    Shtatë persona janë arrestuar në Drenas, si të dyshuar për përfshirje në një rrahje.

    Rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në këtë komunë, njofton Policia.

    Në këtë rast, janë përdorur edhe shkopinj druri dhe thika.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Arrestohen shtatë persona për përfshirje në rrahje

    Dje rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në stacionin e autobusëve në Drenas, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

    Në këtë rast nga mjete të forta (shkopinj druri, dyshohet edhe për mjete të mprehta) , ku anë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!