×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes dasmorëve e drushitësve, tetë persona në pranga

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 21:49

    Në lagjen Toukbashqe të Prishtinës krushqit e një dasme janë rrahur me disa drushitës.


    Dëshmitarët thanë se incidenti nisi kur shitësi i druve ia zuri rrugën kolonës së dasmorëve.
    Përleshja zgjati rreth 15 minuta, aty u përdorën edhe mjete të forta.

    Disa nga dëshmitarët thonë se u munduan t’i ndajnë palët, por nuk ia dolën. Për këtë incident janë arrestuar disa persona.

    Ndërkaq Bastri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente përmes telefonit tha për Klan Kosova se asnjëri nga të përfshirët në këtë rast nuk kishte lëndime serioze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!