Sot rreth orës 16:00, ka ndodhur një përleshje fizikes mes disa personave në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.
Lajmin për Reporteri.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se një person është plagosur një person nga një mjet i mprehtë.
“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.