×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes katër personave, shkak mosmarrëveshja rreth vendosjes së një shtylle elektrike

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 8:44

    Drejtoria Rajonale e Pejës njofton për një rast që ka ndodhur në Pejë, ku katër meshkuj kosovarë janë përfshirë në një rrahje. 

    Shkak i këtij konflikti del të jetë mosmarrëveshja rreth vendosjes së një shtylle elektrike, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit tjetër i kanë shkaktuar dëme në kamionin e tij. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të një mosmarrëveshje rreth vendosjes së një shtylle elektrike ishin përfshi në rrahje. Si pasoj e rrahjes tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor si dhe janë shkaktuar dëme në kamionin e njërit prej të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!