Sot në orët e pasdites ka ndodhur një përleshje në komunën e Fushë Kosovës.
Rastin në fjalë për Reporteri.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Me datë 09.02.2020 rreth ores 17:20 policia ka pranuar informatën se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një përleshje ndërmjet fqinjëve. Policia ka arrit në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje fizike mes fqinjëve për arsye të parkingut të veturave.”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Reporteri.net mëson se rrahja ka ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në një lagje të Fushë Kosovës.
Sipas burimeve tona lëndime të lehta kanë pësuar tre persona. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.