×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes të rinjve në Pejë, një në gjendje të rëndë

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 22:46

    Një përleshje rreth orës 20:00 mes disa të rinjve ka ndodhur në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.


    Nga kjo përleshje një person është therur nga një mjetë i mprehtë

    Driton Rugova, zyrtar për informim në Policinë e Pejës ka treguar se personi i therur tashmë është dërguar në Prishtinë për tu trajtuar në QKUK.

    “Pas një përleshje mes të rinjve, një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar nga Spitali Rajonal i Pejës për në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rahir Pajziti në Pejë dhe deri më tani Policia e Kosovës ka arrestuar në person i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05 minuta”, ka thënë Rugova për Reporteri.net.

    Ai ka deklaruar se rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’. /Repoerteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!