Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rrahje në burgun e Dubravës në Istog.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se dy persona e kanë rrahur një tjetër. Nuk është treguar nëse në rrahje janë përfshirë vetëm të burgosurit, apo edhe gardian.
“Raportohet se në burgun e Dubravës ka ndodhur një rrahje. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e burgut. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Kujtojmë se një problem tjetër ndodhi para pesë ditësh në Dubravë.
Një femër (shtetase e Shqipërisë) u arrestua pasi në kohën e vizitës në burgun e Dubravës kishte tentuar që të fusë substancë të dyshuar narkotike me peshë 12.5 gramë tek një i burgosur.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.