Sonte rreth orës 23:00 ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Bedri Gjina’ në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Reporteri.net, gjersa është bërë e ditur se në këtë rast janë përfshirë 4 persona, si dhe të njëjtit janë dërguar në spital për trajtim.
Nga policia është thënë se organet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit jan dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.”
“Njësite përkatëse policore jan duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.