Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i cili ka paralajmëruar greva e protesta nëse nuk implementohet Ligji i Pagave, në një intervistë së fundi ka thënë se ai asnjëherë nuk i tradhton arsimtarët e Kosovës.
Jasharaj ka rrëfyer edhe takimet që ka pasur thuajse me të gjithë kryeministrat në Kosovë për të çuar përpara kërkesat e sindikatës.
Siç ka thënë ai, “krejtve ua ka plasë pak barkun”
“Unë edhe në takime me kryeministra, po them në mënyrë figurative, nuk ka kryeministër që nuk ia kam plas pak barkun me takime.
Ata e dinë se unë arsimtarët e Kosovë unë nuk i tradhtoj, edhe kur ishte testi me shkrim që disa nga keqkuptuan, nuk ka kund në botë përpos në Shqipëri që komisioni fut në test me shkrim arsimtarët. Kjo është poshtërim”, tha ai në ATV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.