×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Jashari i reagon Kurtit: Nuk vendosni ju kush i udhëheq sindikatat

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 20:27

    Sindikatat e vendit kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka lënë të nënkuptohet se qytetarët kanë nevojë të kenë përfaqësues tjerë në krye të sindikatave.

    Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se kjo është hera e parë që nga paslufta që një kryeministër i vendit e thotë një deklaratë të tillë.

    “Është hera e parë që nga paslufta që një qeveri e jep një deklaratë të tillë. Për atë se kush e udhëheq një sindikatë nuk e vendos Qeveria dhe asnjë ministri, vendos vetëm anëtarësia e atij sektori,” ka thënë Jashari.

    “Në SBASHK në çdo katër vjetët mbahet kongresi, delegatët vendosin se kë do ta zgjedhin për t’i drejtuar,” ka thënë Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!