×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Rama ia dorëzon detyrën komandantit të ri të FSK-së

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 12:21

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministri Armend Mehaj priti në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

    “Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse”, thuhet në njoftim.

    Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!