×
  • Lajme
  • Lajme / "Lista për Familjen"

    Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 21:48

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të miratuar buxhetin për vitin 2025.

    Për këtë projektbuxhet të vitit 2025, Eman Rrahmani nga Lista për Familjen u shpreh se “nuk kanë ende qëndrim se a do ta votojnë apo jo buxhetin e 2025-s, pasi që ka dokumente voluminoze dhe duhet vlerësim i duhur.

    “Nuk është që kemi ende qëndrim pasi që ka material që duhet me u analizu dhe me u pa se çfarë rrjedhjash ka dashur qeveria të ketë prurje me projektbuxhetin e ri. Mbetet me e vlerësu”, tha Rrahmani në RTV Dukagjini.

    E deputeti tjetër nga Lista për Familjen, Visar Korenica u shpreh se nuk do të ketë kushte por se do të analizojnë projekt-buxhetin.

    “Nuk ka kushte. Ajo që duhet me kuptu për buxhetin është se çdo projekt i përfshirë brenda në buxhet, nëse është në të mirë të vendit ka me u mbështet. Dhe çdo tentativë për keqpërdorim të buxhetit ka me u kundërshtu”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!