Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë për gazetën online Reporteri.net se i dyshuari për rrahjen brutale të gruas, rast i cili u publikua me video nëpër rrjetet sociale, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Posa është parë videoja, hetuesit e stacionit policor të Prizrenit kanë ndërrmarë veprimet hetimore dhe kanë identifikuar të dyshuarin dhe viktimën. Policia ka lokalizuar të dy, të cilët i ka shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë zëdhënësi Shaqir Bytyqi.
“Janë intervistuar të dy nga hetuesit e dhunës në familje”, ka shtuar ai.
“Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij. Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.