Rrëfehen familjarët e Remzijes, tregojnë arsyen pse u largua nga shtëpia

Para 8 ditësh u raportua se një grua 59 vjeçare me emrin Remzije Mustafa ka humbur.


Policia e Kosovës dhe shumë qytetarë gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar të angazhuar për gjetjen e zonjës Mustafa.

Kurse nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Motra e Remzijes, Ismete Mustafa në një prononcim për arbresh.info, ka treguar se gjendja e të motrës është e mirë.

“I ka marr 20 antibiotikë ka fillua me pas depresion, nuk ka pas shqetësim reagim ose agresiv, por është ankuar se ka dhimbje në kokë mbrapa”, tha ajo.

Gjithashtu ajo tregon se gjendja e motrës është shqetësuese e lodhur fizikash psiqikisht, por që janë të kënaqur që është gjetur e gjallë.

“Dita kur është larguar ka qenë vetëm në ora 4 mbas ditë ajo ka dal për me ble diçka dhe rreth orës 5 ka fillua një shi i madh për me u strehu është afru në një shtëpi dhe pastaj ka humb drejtimin. Dje është gjet ka treguar se ajo nuk e ka ditë kur është ditë ose natë është gjetë rasisht nga një qytetar që ishte duke udhëtuar për Angli ka shku me i gjet një palë këpuca dhe e ka gjet motrën aty. Një komshij i joni e ka vërejt që ajo po vjen afër shtëpisë. Gjenda e tanishme është shqetësuese e lodhur fizikisht psiqikisht dhe ne jemi të kënaqur që është gjallë. Ka mbijetuar me ujë dhe nuk ka ngrënë asgjë, është një familje e mire s’kanë probleme financiare janë fëmijë të afërt me nënën. Ajo për 8 ditë ka qëndruar në të njëjtën shtëpi”, tha ajo.

Ndërsa vajza e Remzijes, Anita Ferati tha se është shumë e lumtur që nëna e saj është gjallë dhe mirë, kurse ka falënderuar ish pjesëtarin e UÇK’së që ofroi ndihmën e tij për ta kërkuar të ëmën e saj.

“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, shokët, shoqet dhe të gjithë rininë që na kanë ndihmua në gjetjen e mamit tem. Gjithashtu falënderoj edhe Ridvan Tahirin i cili ka shpreh vullnetin me ardhë në Prishtinë për me na ndihmu në gjetjen e nënës tonë.”, ka thënë ajo.

Remzije Mustafa u shpall e humbur ditë më parë në Policinë e Kosovës, ku dhjetëra qytetarë dolën vullnetarë për të ndihmuar në kërkimin e saj.