×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet babai i Agonit: Djali im nuk ka qenë për karantinë, nuk më lanë as ta shoh

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 14:52

    Naim Musliu, babai i Agon Musliu që vdiq në qendrën e karantinës ka dëshmuar në Komisionin Hetimor për menaxhimin e Pandemisë lidhur me vdekjen e birit të tij.


    Ai ka thënë se djali i tij nuk ka qenë për tu vendosur në karantinë, por përkundër insistimit të tij që kjo mos të ndodhë nuk i është plotësuar kërkesa.

    “Dy a tri herë ja kanë matur temperaturën dhe i kam thënë djalit tento mos shko në karantinë, djali jem ka tentu dhe ka bo përpjekje mos me shku në karantinë, por nuk është marrë parasysh. Djali jem nuk ka qenë për karantinë, ka qenë i mërzitur dhe askush nuk e ka marre parasysh këtë”, ka rrëfyer ai.

    Naim Musliu ka thënë se policia nuk e kanë lejuar ta shohin djalin e tij kur kanë qenë duke e dërguar në qendrën e karantinës.

    “A mund ta shoh djalin im nga dritarja, por nuk më kanë lënë policia, por nuk i fajësoi ata”, tha Musliu, duke thënë se fajtor janë ish-kryeministri Albin Kurti dhe ish-ushtruesi i detyrës së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!