×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfen profesori universitar: Një shoqes time iu kushtëzua vendi i punës me seks

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 22:34

    Sociologu Ardian Gola ka postuar në Facebook një rrëfim të një shoqes së tij, së cilës vazhdimi i kontratës së punës në një institucion publik, i është kushtëzuar me marrëdhënie seksuale.


    Sipas asaj që ka shkruar profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ky person i kishte ndihmuar shoqes së tij edhe që të punësohej.

    Shoqja e tij i ka rrëfyer edhe për raste të tjera të vajzave që keqpërdoren nga “bossat e tyre”./Reporteri.net./.

    Më poshtë, lexoni shkrimin e plotë të socilogut Ardian Gola:

    Sot nje shoqe me rrefeu se si vazhdimi i kontrates se punes ne nje institucion publik, pas nje periudhe gjoja testuese, i kushtezohej me marredhenie seksuale. Njeriu i cili i kishte ndihmuar te punesohej, e i cili aksidentalisht eshte ne pushtet, sepse ne rrethana normale pozita meritore e tij nuk do te shkonte pertej cobanit, fillon e behet gjithnje e me eksplicit ne kushtezimin seksual te vazhdimit te kontrates.
    Me tregonte se si disa femra tashme jane pajtuar me kete fat. Ato ofrojne favore seksuale per njerezit e pushtetit, qofte per mbijetese, qofte per nje jete me lluksoze. Me fjale tjera, pushtetaret, kuptohet jo te gjithe, jane te perfshire ne prostitucion modern. Per “bosat” e sektorit privat, mos te flasim.
    M’lejoni t’jem aspak politikisht korrekt per kete kategori njerezish: jeni kategoria me e flliqte n’rruzullin tokesor. Po t’kisha mundesine, kisha me ua pre ate luc t’zhyllavte, e kisha me ua rras n’ate goje, po ashtu t’gubavte! Flliqesira! U turperofshi!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!