Doktori nga Vushtrria, Shukri Gërxhaliu i ka mbledhur për shumë vite rresht përjetimet e grave të dhunuara nga serbët.
Ish pjesëtari i UÇK-së tregon se janë 134 gra të dhunuara veç nga komuna e Vushtrrisë.
Disa nga gratë e dhunuara që janë rrëfyer te doktori në fjalë kanë dhënë rrëfime tronditëse se si janë dhunuar gjatë luftës nga serbët.
Nëpër rreshta ato tregojnë për mizorinë që serbët bënë ndaj tyre, duke mos zgjedhur as vend e as mënyra për të kryer aktet e dhunimit.
Ishin përdhunuar deri në 13 herë gjatë ditës nga ushtarët serb, raporton T7, shkruan Reporteri.net.
Rrëfimi i njërës grua të dhunuar: “Na kanë shti në një dhomë mu dhe gra të tjera, dhe na kanë mbajt automatikun mbi kry, s’kemi guxu as za me qit, na kanë dhunu në mënyrën më shtazarake, dhe më pas na kanë përzan, dhe ja kanë shti flakën shtëpisë, mbase nuk ka kallën edhe neve bashkë me gjithë shtëpi, edhe pse na dhunuan shpëtuam për hatër të fëmijëve. Prej asaj dite unë nuk mundem me mbajtë urinen, urinoj në pampers”.
Rrëfim i një gruaje tjetër të dhunuar: “Na quan në një katun, ishin 13 femra, na dhunuan pa ndalë ka 12-13 herë në ditë. S’na jepshin me hëngër e me pi, veç dhunime, ka pas raste që 3 veta përnjëherë e kanë dhunu, një shoqes i qitshin raki në gojë, ajo donte me plas nga të vjellat, zor po më vjen me shkru për ato ditë. Tre ditë na kanë dhunu pa ndal, lypshim me na vra, po jo na thojshin se burrat ju kanë lanë për neve”.
Rrëfimi i një tjetër gruaje të dhunuar: “Na kanë marrë mua dhe 15 vajza të tjera na kanë shti në një shtëpi dykatëshe, aty e kanë maltretu një nuse, mua më kanë thënë eja ti, kam qenë afër nënës sime, nana ka piskat, një here kanë qenë 3 polic pastaj u bën 7, më kanë shtri në një synxher, dishu, më thane, nuk veprova si më tha, ma çeli sinxhirin në gjoks”.
https://www.youtube.com/watch?v=_aEGxIV2xak
Doktori nga Vushtrria rrëfim prekës për kosovaren që lindi fëmijën e përdhunuesit serb