Dredhëzat janë pjesë e familjes së trëndafilave dhe përveç bukurisë së tyre ofrojnë frutë të shijshëm, po ashtu.
Kjo bimë kultivohet nga shumë fermer në vendin tonë.
E një ndër ta është edhe Egzon Shala nga fshati Logjë i qytetit të bukur të Pejës, raporton emisioni #gjesi në T7.
Egzoni, ka më shumë se 13 vjet që merret me kultivimin e dredhëzave.
Ndonëse mbjellja e dredhëzave preferohet të bëhet gjatë muajit gusht, Egzoni i mbjellë ato në mes të qershorit.
Edhe pse kujdesi ndaj tyre di të jetë i vështirë, me një problem të tillë nuk përballet Egzoni.
Edhe sasia ditore e dredhëzave që vjelën nga toka e tij është e madhe.
Egzoni synon që në të ardhmen ta zgjerojë biznesin e tij dhe të bëjë shpërndarjen edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.