Tridhjetenjë burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-’99. Shumë të tjerë hezitojnë të flasin.
Radio Evropa e Lirë ka intervistuar një të mbijetuar të dhunës seksuale, e ku ka folur për dhunimin që i është bërë atij dhe disa të rinjëve e të rejave tjera në bodrumin e një hoteli.
Ai po ashtu ka treguar se për ditë të tëra ata kanë qëndruar pa ujë e pa buk, e të mërdhirë në hapësirat e atij bodrumi.
“Ujë kam pi, nuk e di dy apo tri herë por me dhjetëra herë, në bazë të maltretimit që ma bënin. Pastaj pjesa e lukthit… se jam operuar nga lukthi pas luftës, është ba për shkak të atyre ujërave se më kishin hyrë disa mikrobe dhe është infektuar lukthi. Një pjesë të lukthit ma kanë hjekë dhe një pjesë të zorrë së trashë”, rrëfen ai.
Përpos dhunimeve, në vendin e njëjtë ai thotë se kanë ndodhur edhe vrasje.
“I kom pa me sy kur dy persona i kanë mbytur në prezencë teme”, rrëfen ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.