Një ish-pjesëtar i ushtrisë jugosllave ka treguar detaje tronditëse për krimet serbe në Kosovë dhe fshehjen e tyre.
Ish-ushtari thotë se njësitet policore që kryesisht ishin të përbërë nga serb të Kosovës çdo gjë kanë bartur për në Serbi.
“Ata çdo gjë kanë bartur për në Serbi, madje edhe muret”, tregon ish-ushtari serb, për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Ai thotë se pikërisht këta ish-policë janë fajtor për rreth 90 % të gjitha krimeve të kryera në Kosovë.
Ai thotë se paraushtarakë në Kosovë nuk ka pasur por kanë qenë Njësite të Mbrojtjes Territoriale të përbërë nga banorët lokal [serb lokal në Kosovë].
Ish-ushtari kujton edhe momentin kur me sytë e tij ka parë se si zhvarroseshin kufomat.
“Në maj duke parë televizorin mësuam për një varrezë masive mes Izbicës dhe Kllodernicës. Nga komanda u urdhëruam të shkojmë dhe ta gjejmë atë vend. Kur arritëm në atë lokacion takuam një grup civilësh që nuk ishin ushtarë. Shumica ishin rom. Ishte një traktor dhemihës që i nxirrte kufomat. Kufomat i ngarkonin në një kamion të madh ushtarak. Ne kemi arritur në ditën e tretë kur edhe përfundonte zhvarrosja dhe rrafshohej në tërësi terreni. I pyetëm se çfarë po bëjnë. Na thënë që po i lëvizin kufomat drejt Mitrovicës. Nuk qëndruam më shumë se 10 minuta në atë vend”, tregon ish-ushtari jugosllav në rrëfimin e tij.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/790052178502703
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.