×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i Kumrijes: Djalin ma vranë dhe e hedhën në bunarë, burrin se kam gjetë kurrë

    Reporteri
    21 Mars 2021 | 8:12

    Rrëfimi i radhës sjell tregimin prekës të nënës Kumrije Mazrekaj, e cila humbi burrin, dhe djalin në luftën e fundit në Kosovë.


    Kumrija tregon se si serbët ia vranë dhe hedhen në bunar, djalin Jetmirin, dhe i’a zhdukën burrin, Arifin.

    “Kur nisën me zbraz katunin, na erdhën këtu në ship dhe na thanë më dalë, atherë u quem krejt katuni dhe dolëm, shkuem në Jerznic, ushtria nuk na përcjellshin po na gjujshin kaniherë tuj ec, atëherë nga aty shkuem në Beleg, të nesërmen në 5 sahati erdhën na morën, dikon e rrahëshin, atë natë flejtëm aty, të neserëm na dajtën na hypen nëper kamiona na quan në shqipëri, burrat na dajtën, atë ditë i kanë da edhe Jetmirin, dhe Arifin. Jetmiri o kanë në UÇK po e nxunë atë ditë aty kur na morën, shkojë roje kaniher, krejt 16 I kanë marrë prej Drenovcit”, rrëfen ajo në “Përtej Tregimit”.

    “Kur i moren ata neve na quan në Shqipëri, na quan në Elbasan edhe aty ne kamp pate ardh edhe Tony Blair, dhe sa ishum aty na erdhi lajmi se ata i kanë qu në Kishën e Deqanit e qikat thojshin qu shkojm , por kur kanë pyet nuk ishin kanë aty, tani than që në Beleg i kanë djeg po trupin e burrit veç, kur e patum lanë djalin në Beleg ai kish pas kcy prej ballkonit me ik, edhe e kishin pas hetue dy prej tyre dhe e kishin plagosë , qashtu ka shku deri në Izniq, ku e ksih pas gjet një plak”, shton ajo.

    “Ata ishin kanë tuj u qu per veti, ai plaki e kish pas sheru me djath jen ardh tha plaki jen hi mrena ma kanë marr, i kam thanë sdin ky as shqip as serbishtë po ma kanë marrë , e kishin marrë dhe pastaj ma kishin gju në bunar, në bunar e kanë gjetë, a për burrin nuk dihet ma kurrgju prej Belegut, prej atyre 16 personave vetëm ky djalë eshtë gjetë, tjerët jo” rrëfen Kumrija.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!