×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i të mbijetuarit Riad Jashari, pak ditë pas sulmit në Prekaz

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 15:18

    Vetëm pak ditë pas sulmit në Prekaz, mediat e huaja e kishin intervistuar një të ri shqiptar i cili I kishte mbijetuar sulmit tre ditor mbi familjën Jashari.


    Riad Jashari, i cili në atë kohë ishte 16-vjeç, ka rrëfyer për mediat e huaja tmerrin që kishin përjetuar bashkë me fëmijën e tij, gjatë atyre tri ditëve, shkruan Magazina.al

    Riadi ishte i vetmi i shpëtuar në familjen e tij, pasi të gjithë të tjerët ishin vrarë gjatë sulmit të ushtrisë serbe.

    Ai ka rrëfyer se si në fillim forcat serbe kishin nisur sulmin drejt shtëpive të Jasharajve me altileri të rëndë, ndërsa më pas familjarët e tij i kishin vrarë pasi ushtria mbërriti në shtëpinë e tyre ku ishin mbledhur bashkë me kushërinjtë e tij.

    Riadi i kishte shpëtuar masakrës por ishte plagosur me katër plumba, ai po shërohej në një vend ku mediat nuk e kishin zbuluar nga frika se policia serbe mund të vinte tek ai.

    Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e Riad Jasharit vetëm pak ditë pas sulmit:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!