Kohët e fundit është kthyer në debat bindja fetare e familjes heroike të Jasharëve dhe nëse ata kanë agjeruar apo jo.
Por duket se ky debat merr fund nga një rrëfim i para disa viteve nga ciceroni i kullave të Jasharajve, i cili tregon se si në një prej sulmeve serbe mbi familjen Jashari kishte ndodhur gjatë muajit të ramazanit dhe për fat syfyri ata i kishte shpëtuar.
Ciceroni tregon se forcat serbe kishin nisur një sulm heret në mëngjes mbi familjen Jashari duke menduar se do t’i gjenin në gjumë dhe të pa përgatitur, pa e ditur se ata të gjithë ishin zgjuar për syfyr.
Nga ky sulm, kishin mbetur të plagosura dy vajza të familjes Jashari, ndërsa forcat serbe ishin zbrapsur nga rezitenca e burrave dhe grave të Jasharajve.
Për më shumë degjone një pjesë nga rrëfimi i para disa viteve për insajderin nga ciceroni i kompleksit të Jasharëve, se si i kishte shpëtuar syfyri nga sulmet serbe./Magazina.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.