Një burrë nga Kosova ka folur për dhunën seksuale që ka përjetuar nga forcat serbe për 21 ditë gjatë luftë së fundit.
Ai ka treguar se si njëri polic e ka maltretuar për 21 ditë teksa në ditën e parafundit të torturës ia ka dëmtuar organin gjenital me një bajonetë.
“Dhunën e ka bërë i njëjti polic, punët i kanë pasur të ndara që prej bodrumit ku kanë qëndruar komandantën e policisë, ka qenë mbi neve. Maltretime me shkopinj, janë bërë brenda objektit ku kam qëndruar unë. Maltretimet më të mëdha janë bërë 50 metra nga objekti ku kam qëndruar, i njëjti polic me uniformë të zezë dhe kapelën e zezë, vetëm sytë i janë parë dhe kanë qëndruar në atë kafenenë Te Goga. Unë maltretime ma të veçanta prej këtyre e kam pak para ditës së fundit kur me bajonetë ma kanë dëmtuar organin gjenital, zorrën e trashë dhe këmbën e majtë”, tha ai për ATV.
Ai ka rrëfyer se në objektin ku është maltretuar janë vrarë edhe dy të rinj.
“Prej ditës së parë deri në ditën e fundit, me fillu me rend prej vendit ku kam qëndruar në bodrum dhe deri tek vendi ku i bëjshin maltretimet me thikë ka qenë larg 50 metra. Aty kam parë duke i rrahë, emra të grave,meshkujve. Kur i kanë mbytur 2 të rinj i kam parë, ka mund të jetë 6 ose 7 maji atë ditë kur është bërë therja e të dyve. I njëjti polic që i bënte maltretimet e mia i ka mbytur edhe ata dy vetë. Personi që na ka bartur ka qenë rom”, ka rrëfyer ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.