Gjatë ditës së djeshme, saktësisht rreth orës 12:30, një 16-vjeçar me inicialet E.N. është rrëmbyer në Pejë nën kërcënimin e armës.
Rrëmbimi i tij është bërë nga tre persona të dyshuar, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme.
Për këtë ngjarje ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila rastin e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër e më pas e kanë rrahur, me ç’rast si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thotë Policia në raportin 24-orësh.
Sipas pamjeve të publikuara nga Klan Kosova, shihet se tre të dyshuarit dalin nga një makinë, futen në një objekt dhe më pas dalin duke e shoqëruar viktimën për në makinë, gjithmonë nën kërcënimin e armës së zjarrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.