×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona rrëmbejnë pronarin e një lokali në Drenas, kidnapuesit e dërgojnë në pyll dhe e rrahin

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 10:02

    Një burrë në Drenas është rrëmbyer mbrëmë rreth orës 19:30, nga lokali i tij, derisa ishte duke punuar.


    I njëjti ka raportuar në polici se tre persona të dyshuar, e kishin rrëmbyer me veturë dhe e kanë dërguar në një pyll. Aty, sipas viktimës është sulmuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

    Siç njofton policia, burri ka arritur të largohet nga të dyshuarit dhe e ka raportuar rastin.

    Për shkak të lëndimeve, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa rasti është hapur si “rrëmbim”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!