Drejtoria e Inspektorateve ka zhvilluar aksion për rrënimin e pjesës pa leje të objektit të qendrës tregtare, “Abi Çarshia “në rrugën “Tirana”.
Aksioni i nisur rreth orës 10:00, ka zgjatur gjatë tërë ditës për shkak të presioneve dhe pengesave të vazhdueshme për ndalim të punimeve.
Inspektorati ka pasur aksion për rrënimin e objektit të njëjtë edhe në muajin gusht të vitit të kaluar, kur objekti ka qenë në ndërtim e sipër.
Por pas ndërhyrjes, me vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati është detyruar të mos merr asnjë veprim derisa të bëhet revidimi i lejes nga ana e investitorit.
Por pasi që investitori përsëri nuk ka mundur të pajiset me leje për shkak se në atë zonë është paraparë plani rregullues i hollësishëm, dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar punimet në mënyrë ilegale për ndërtim të objektit, Inspektorati është obliguar të rimerr vendimin për rrënim.
Vendim për rrënimin e sotëm të objektit është marrë nga Drejtoria e Inspektorateve dhe për këtë është njoftuar dhe është kërkuar me shkresë zyrtare asistimi edhe nga ana e Policisë.
Gjithashtu prezentë gjatë aksionit të sotëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e mediave, të cilët kanë dëshmuar në disa raste pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Komuna Prizrenit është e vendosur ta zbatojë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e komunës, pa përjashtim.
https://www.facebook.com/TVBESA/videos/1096043720595443/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.